Pas kaq shumë muajsh, ritakohen dy nga ish-banoret e “BBV2”!

vovalbania November 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas kaq shumë muajsh, ritakohen dy nga ish-banoret e “BBV2”!

Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Pas përfundimit të “BBV2” ish-banorët kanë vazhduar jetën e tyre me projekte të reja që u janë afruan pas daljes nga shtëpia. Mes miqësive të krijuara në shtëpi shumë pak kanë rezistuar edhe jashtë. Së fundmi dy nga ish-banoret Efi Dhedhes dhe Jori Delli kanë darkuar me njëra-tjetrën pas kaq shumë muajsh dhe këtë na e kanë treguar me një postim në Instastory me një foto së bashku.

Jemi shumë afër fillimit të sezonit të tretë të “BBV” e aludimet janë të shmta si për drejtuesin e programit, për opinionistët ashtu edhe për banorët. Së fundmi në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muça është folur për personazhet të cilët përfliten se do të jenë pjesë e këtij edicioni si banorë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49382 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE