Elton John i bashkohet listës së VIP-ave që braktisën rrjetin social Twitter!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elton John i bashkohet listës së VIP-ave që braktisën rrjetin social Twitter!

Ylli i muzikës Elton John është bërë personazhi i fundit i famshëm që është larguar nga rrjeti social Twitter, pas marrjes së platformës nga Elon Musk. 75-vjeçari njoftoi largimin e tij nga platforma duke bërë një postim për 1.1 milionë ndjekësit e tij në Twitter:

Gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të përdor muzikën për të bashkuar njerëzit. Megjithatë, më trishton kur shoh sesi keqinformimi po përdoret tani për të ndarë botën tonë. Kam vendosur të mos përdor më Twitter, duke pasur parasysh ndryshimin e tyre të fundit në politikë që do të lejojë që dezinformata të lulëzojë pa kontroll.

Musk, ka bërë një sërë ndryshimesh të diskutueshme në platformë që kur e bleu atë për 44 miliardë dollarë në tetor. CEO i Tesla u përball me një reagim të ashpër pasi filloi pushimet masive nga puna. Largimi i John vjen mes shqetësimeve për një rritje të gjuhës së urrejtjes në Twitter.

Disa postime të fundit në Twitter të Musk për politikën dhe jo vetëm kanë nxitur disa investitorë të Tesla-s të shesin aksionet e tyre. Postimet e miliarderit të teknologjise duket se kanë mërzitur investitorët si Trevor Goodwin, i cili mbajti aksionet e Tesla-s për pesë vjet përpara se të humbiste besimin te Musk.

Ndërkaq, analisti i biznesit nga Kansas City, Misuri tha se shiti aksionet e Tesla me vlerë 30,000 dollarë. Goodwin dhe bashkëshortja e tij e komentuan të ekzagjeruar sjelljen e Musk. “Është pothuajse sikur ai na ka braktisur në favor të misionit të tij të ri”,-tha Goodwin për Bloomberg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE