Nëse jeni duke udhëtuar më avion dhe pranë jush keni një mace apo qen, ja se çfarë duhet të bëni!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse jeni duke udhëtuar më avion dhe pranë jush keni një mace apo qen, ja se çfarë duhet të bëni!

Me siguri kur keni udhëtuar me avion keni vënë re dikë afër jush që me vete ka pasur qenin ose macen e tij. Për dikë kjo mund të jetë problem pasi ka shumë persona që janë alergjikë ndaj maceve. Specialistët këshillojnë që të merrni disa medikamente specifike kundër alergjisë, që do t’ju ndihmojë në parandalimin apo shfaqjen e simptomave. Sipas tyre, antialergjiku duhet të merret të paktën 15 minuta para futjes në kabinën e avionit. Po ashtu, një maskë anti-COVID mund të ndihmojë në këtë drejtim.

Një tjetër mënyrë, se si mund të shmangim kontaktet me macet është që të prenotojmë një vend në klasin e parë. Kjo pasi, sa më shumë të paguani për vendin tuaj, aq më të pakta janë shanset që të jeni pranë një maceje apo edhe qeni. Kini parasysh që, nëse vendosni të udhëtoni së bashku me kafshën tuaj të dashur, kur të prenotoni vendin, sidomos në klasin ekonomik, është e këshillueshme që të pyesni fillimisht agjentin ose agjenten e agjencisë turistike nëse udhëtimi në fjalë e lejon praninë e kafshëve në kabinë, pasi ka shumë kompani ajrore që e kanë të ndaluar këtë gjë, ose që të paktën nuk e lejojnë brenda në kabinë, përveçse në vendin ku mbahen të gjitha bagazhet e pasagjerëve.

RIkujtojmë, se Omio, një website i njohur për udhëtimet, me anë të të dhënave të tyre kanë shpallur destinacionin më të lirë europian për vitin 2022, ndaj për të gjithë ju që jeni duke planifikuar një udhëtim dhe nuk doni të shpenzoni, ky vend do të jetë i duhuri për ju. Duke përfshirë 100 destinacionet më të njohura në Francë, Belgjikë, Itali, Zvicër, Hollandë dhe Spanjë, kjo e fundit rezultoi të kishte qytetin më të lirë për të vizituar dhe pa shpenzuar shumë para.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE