Ngacmimet seksuale në vendet publike, Britania shtrëngon masat!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ngacmimet seksuale në vendet publike, Britania shtrëngon masat!

Në mënyrë shumë të qartë, ditët e fundit, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) është ankuar për dhunën dhe ngacmimin e përhapur në mjediset e punës. Në një anketë të zhvilluar me punonjës nga shumë vende të botës, pothuajse 23 për qind prej tyre deklaruan se janë sulmuar psikologjikisht, fizikisht ose seksualisht në vendin e punës.

Sipas studimit, të cilin organizata speciale e OKB-së e përgatiti së bashku me fondacionin shkencor britanik Lloyd’s Register Foundation dhe me institutin e kërkimit të opinionit Gallup, vetëm gjysma e viktimave i ka treguar dikujt për këto gjëra, pra i kanë treguar bashkëshortëve apo bashkëshorteve të tyre.

Ndërkaq, së fundmi Londra për rastet e ngacmimeve seksuale në vendet publike ka parashikuar dënim deri në dy vite burg nga gjashtë muaj që është aktualisht. Nëse i akuzuari shpallet fajtor për ngacmimi seksual, ai do të dënohet me deri dy vite burgim. “Çdo grua duhet të ndihet e sigurt, teksa ecën në rrugë pa frikë nga ngacmimi apo dhuna.

Është e rëndësishme të mbështesim ligjin shtrëngues”, tha ministrja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman. Autoritetet në Britani kanë vënë re një shtim të rasteve të ngacmimeve seksuale në vendet publike kohët e fundit, me shifrat që po alarmojnë qytetarët dhe organet kompetente. Për këtë arsye qeveria britanike ka vendosur të ashpërsojë legjislacionin ne vend.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE