Situatë kritike nga reshjet shiut në Gjirokastër, inertet “mbushin” rrugët

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Situatë kritike nga reshjet shiut në Gjirokastër, inertet “mbushin” rrugët

Inertet kanë mësyrë në rrugët e brendshme të Gjirokastrës dukebërë që situata të jetë kritike në qytet. Reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar probleme me përmbytjet.

Unaza e qytetit që lidh pjesën veriore me lagjen Gërhot është “e pushtuar” nga rrjedha e inerteve që vijnë me furi nga lartësitë e pjesës kodrinore me zhavorr pranë përroit të Çullos.

Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave po ndërhyn në terren përmes mjeteve të rënda për të pastruar zhavorrin që ka sjellë bllokimin e qarkullimit të mjeteve në këtë pjesë të qytetit.

Ndërsa fadromat po punojnë me intensitet për evadimin e zhavorrit.

Disa zona në Vlorë kanë probleme me energjinë elektrike për shkak të erës. Disa fshatra të njësive administrative Orikum, Qendër dhe Shushicë kanë mbetur pa energji. Për shkak se qytetit pritet të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm me erë dhe shi bashkia rekomandon marrjen e masave dhe shmangien e akseve problematike.

Në njoftim thuhet të shmangen lëvizjet e panevojshme ndërsa Sh.A ujësjellës kanalizime po merr masa për të mos pasur probleme me shirat. Kapitaneria e portit gjithashtu njofton pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat deri në një njoftim të dytë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50436 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE