‘Do të sulmohen serbët’, Vuçiç thërreth Këshillin e Sigurisë Kombëtare!

vovalbania December 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Do të sulmohen serbët’, Vuçiç thërreth Këshillin e Sigurisë Kombëtare!

Mediat serbe raportojnë se presidenti Aleksandër Vuçiç, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Mësohet se kjo mbledhje  është thirrur pas raportimeve se “do të sulmohen serbët në barrikada në veri sonte”. Takimi parashikohet të nisë në orën 19:00, pas kësaj Vuçiç do të ketë një komunikim për mediat.

Sa u përket tensioneve në veri, duket se situata ende nuk është e qetë, më herët mediat raportuan për një sulm me bombë në patrullën e EULEX-it. Kurti shton se është i gatshëm të dialogojë me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje finale me kusht që në qendër të bisedimeve të jetë njohja e Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur e sovran.

“Jam i gatshëm që sa më parë të kemi një marrëveshje finale, natyrisht me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes. Nervozomini i Beogradit nuk ka të bëjë gjendjen në Kosovë, ne jemi në nja shkallë përparimi pavarësisht se nuk njihemi nga Serbia. Ata dëshirojnë që nga Franca e Gjermania të shkojnë te Kina dhe Rusia. Kryeministrja e Serbisë e zgjodhi Kinën që të japë deklarata për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.”-tha kryeministri i Kosovës, Kurti.

Ecuria e Kosovës në shinat Evropiane kanë qenë shkaqet e “shpërthimit” të tensioneve nga Serbia, të cilët edhe pse nuk e njohin, Prishtina ka pasur një sukses ndërkombëtar të jashtëzakonshëm. Kryeministri i Kosovës, Kurti shprehet se dëshira e Serbisë është animi nga propozimi franko-gjerman në Kinë dhe Rusi, pasi janë pikërisht këto vende që preferojnë gjuhën e lutës dhe gjenocidit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48603 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE