Portreti më i famshëm i të gjitha kohërave, ja se çfarë fshihet pas buzëqeshjes së Mona Lizës!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Portreti më i famshëm i të gjitha kohërave, ja se çfarë fshihet pas buzëqeshjes së Mona Lizës!

E keni pyetur ndonjëherë veten se përse buzëqeshja e Mona Lizës është aq misterioze? Kushdo që ka vizituar të paktën njëherë Luvrin, nuk mund të mos ketë vizituar nga afër kryveprën e Leonardo da Vinçit, Mona Lisan e cila tërheq vëmendjen pak më shumë se pikturat e tjera. Mona Lisa u pikturua nga Leonardo Da Vinci në vitet 1500.

Për shkak të buzëqeshjes misterioze të Mona Lizës, piktura ka intriguar artdashësit për pesë shekuj me radhë si portreti më i famshëm i të gjitha kohërave. Përveç të gjitha historive që përmendeshin pas origjinës së portretit nëse ishte mashkull apo femër, e bënë atë një temë me interes ndërkombëtar. Profesorja Margaret Livingstone e Universitetit të Harvardit tha se:

Cilësia e pakapshme e buzëqeshjes së Mona Lizës mund të shpjegohet me faktin se buzëqeshja e saj është pothuajse tërësisht në frekuenca të ulëta hapësinore dhe kështu shihet më së miri nga vizioni ynë periferik.

Sekreti i buzëqeshjes enigmatike të Mona Lizës është shpjeguar nga shkencëtarët të cilët besojnë se buzëqeshja e saj ndryshon në varësi të asaj se cila pjesë e syrit e sheh më parë. Një nga hijeshitë e pikturës më të famshme botërore është se ajo shfaqet rrezatuese në një moment dhe më pas serioze dhe sardonike në momentin tjetër.

Tani shkencëtarët kanë dalë me një përgjigje për ndryshimin e humorit të saj brenda së njëjtës pikturë. Ata besojnë se sytë tanë po dërgojnë sinjale të përziera në tru. Prandaj, ata mendojnë se buzëqeshja e Mona Lizës varet nga ajo se cilat qeliza në retinë marrin imazhin dhe përmes cilit kanal imazhi transmetohet në tru.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49823 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE