Përse disa njerëz nuk i prek asnjëherë gripi?! Nëse jeni kuriozë ju ftojmë ta zbuloni!

vovalbania December 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përse disa njerëz nuk i prek asnjëherë gripi?! Nëse jeni kuriozë ju ftojmë ta zbuloni!

Me ardhjen e dimrit rritet numri i personave të cilët shfaqin simptoma të të ftohurit por ka edhe njerëz të tjerë që nuk preken thuajse asnjëherë nga gripi. Me ndryshimin e temperaturave ju filloni me tështimat, keni rrufë, hundë të bllokuara, kollë, ndërsa disa të tjerë nuk kanë asnjë nga këto simptoma. E gjitha kjo ka të bëjë me gjenetikën.

Sipas një studimi 24-vjeçar të realizuar nga Universiteti i Harvardit, rezultatet e të cilit u publikuan javën e kaluar, binjakët janë të predispozuar të preken nga të njëjtat sëmundje, duke treguar se ADN-ja është përgjegjëse për 40% të sëmundjeve. Eksperti i sëmundjeve respiratore, Ron Eccles, është i bindur se gjenetika është arsyeja kryesore pse disa njerëz nuk preken asnjëherë nga viruset e të ftohtit apo gripit.

Ne të gjithë kemi lindur me një sistem imunitar unik, ashtu siç janë unike edhe shenjat e gishtave. Edhe ata që nuk preken nga gripi, janë të infektuar nga virusi, por sistemi i tyre imunitar e vret virusin, duke mos zhvilluar simptomat.

Përpos gjenetikës, për të patur një mbrojtje më të mirë ndaj viruseve të gripit apo të ftohurit, ekspertët sugjerojnë një dietë të pasur me fibra, fruta dhe perime. Gjithashtu duhet ë hiqet dorë nga duhani dhe alkooli, si dhe të reduktohet stresi. Këto elemente ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar. Një ndër ushqimet më të shëndetshme, ngrënia e të cilit rekomandohet në ditët e ftohta të dimrit, është lakra.

Ndërkaq, kollitja është një simptomë e zakonshme që hasim gjatë një ftohjeje dhe një nga më të bezdisshmet. Trajtimi kërkon natyrshëm shumë pije të nxehta, por edhe pushim. Por zakonisht kolla përkeqësohet në mbrëmje, si pasojë e së cilës nuk mund të flemë sa duhet. Pse përkeqësohet më shumë gjatë natës? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49674 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE