Jeni ai grup njerëzish që ju shijon një kafe dhe një briosh në mëngjes?! Hidhini një sy këtij artikulli!

vovalbania December 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jeni ai grup njerëzish që ju shijon një kafe dhe një briosh në mëngjes?! Hidhini një sy këtij artikulli!

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës sonë dhe prandaj nuk duhet shmangur asnjëherë. Megjithatë, shumë njerëz gabojnë me zgjedhjen e ushqimit të mëngjesit.

Ka një ushqim që duhet të shmangni gjatë këtij vakti sepse ndikon në mënyrë drastike në shtimin e peshës, shumë më tepër se disa ushqime të tjera me shumë kalori. Brioshi ka një raport të çekuilibruar të lëndëve ushqyese dhe një përmbajtje të lartë karbohidratesh.

Ka shumë kalori dhe gjithçka që do të bëni kur ta hani është të filloni procesin e depozitimit të yndyrës në trup. Kjo është edhe më e dëmshme nëse e konsumoni me kafenë e parë të mëngjesit. Nëse tashmë jeni adhurues të brumit, në vend të brioshëve, rekomandohet të hani bukë apo produkte të tjera të bëra nga mielli integral, i cili nuk do të ndikojë në mënyrë drastike në shtimin e peshës.

Mëngjesi konsiderohet nga dietologët dhe nutricionistët si një nga vaktet më të rëndësishme, pasi i jep trupit të gjithë energjinë e nevojshme për të nisur ditën. Ky vakt duket sikur nuk është aq i pasur në përbërës dhe receta, sa dreka dhe darka, por në fakt, shumë vende në botë ofrojnë një shumëllojshmëri specialitetesh që konsumohen çdo mëngjes. Nga drithërat e ndryshme gatuar me miell elbi, supa e shijshme tuniziane me qiqra, te petullat dhe reçelrat, në këtë link mund të gjeni disa nga ushqimet e konsumuara në mëngjes në vende të ndryshme të botës.

Rikujtojmë se, vendosja e rutinës së ngrënies së mëngjesit të shëndetshëm për fëmijët e tyre, për shumicën e prindërve është një sfidë. Jo rrallë fëmijët shfaqin dëshirën për ngrënie ushqimesh nutritive të varfra që janë të pasura me sheqer të rafinuar apo refuzojnë ngrënien e mëngjesit, ndërsa prindërit në mungesë kohe dhe durimi dorëzohen.

Ky është gabimi i parë që duhet përmirësuar, sepse mëngjesi i rregullt dhe i shëndetshëm do t’i sjellë përfitime fëmijës. Anashkalimi i këtij vakti çon në përqendrim të keq dhe në kujtesë të dobët, obezitet apo mesvakte të pashëndetshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48686 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE