Rreth 10 muaj luftë, G7 zotohet për rindërtimin e Ukrainës!

vovalbania December 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rreth 10 muaj luftë, G7 zotohet për rindërtimin e Ukrainës!

Udhëheqësit e vendeve të G7-ës rikonfirmuan mbështetjen e palëkundur dhe solidaritetin me Ukrainën, duke u zotuar t’i plotësojnë nevojat urgjente për paisje ushtarake, për t’u mbrojtur nga agresioni i Rusisë. Po ashtu, G7 dënoi “sulmet e vazhdueshme çnjerëzore e brutale ruse ndaj infrastrukturës jetike, në veçanti rrjeteve të energjisë dhe ujit në Ukrainë”. Në një deklaratë, këto sulme quhen “krime lufte”.

Deklarata i parapriu mbledhjes së G7-ës në Paris, me fokus rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Presidenti Volodymyr Zelensky iu bashkua takimit virtual. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, aktualisht president i G7-ës, u angazhua për ringritjen e stabilitetit financiar të Ukrainës.

Rindërtimin e krahasoi me Planin Marshall të Shteteve të Bashkuara, për të ndihmuar në rindërtimin e Europës pas Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkohë, forcat ruse vazhdojnë të godasin Ukrainën lindore dhe jugore me raketa, dronë e artileri. Kryeministri Denys Shmyhal bëri thirrje për dërgimin e raketave Patriot e sistemeve të tjera të teknologjisë së lartë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të Rusisë. Të paktën tetë civilë u plagosën nga sulmet në qytetin Hirnyk, në rajonin Donjeck.

Zona në Hirnyk u godit nga raketa të shumta të llojit Uragan. Ajo është epiqendër e luftimeve të ashpra dhe infrastruktura e dëmtuar energjetike ka lënë miliona njerëz pa energji, ndërsa temperaturat janë nën zero. Të gjithë termocentralet e hidrocentralet e Ukrainës u dëmtuan nga sulmet e fundit të Rusisë që kanë objektiv rrjetin e furnizimit të vendit.

Sipas një zyrtari të lartë të Pentagonit, Rusia do ta ketë harxhuar pjesën më të madhe të rezervave të municionit në fillimet e vitit 2023.

Kanë tërhequr nga rezervat e vjetëruara të Rusisë, çka sinjalizon se janë të gatshëm ta përdorin atë municion, një pjesë e të cilit është prodhuar edhe 40 vjet më parë.

Jan Egeland, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve paralajmëroi se pritet një tjetër valë prej qindra mijëra refugjatësh nga Ukraina drejt Europës gjatë dimrit, për shkak të kushteve “të pajetueshme”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48552 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE