E rëndë/ Futbollisti i njohur dënohet me vdekje, reagon e revoltuar shoqata e futbollistëve: Jemi të tronditur dhe të tmerruar nga lajmi

vovalbania December 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë/ Futbollisti i njohur dënohet me vdekje, reagon e revoltuar shoqata e futbollistëve: Jemi të tronditur dhe të tmerruar nga lajmi

Pas lajmit se një futbollist profesionist iranian vetëm 26 vjeç është dënuar me vdekje për pjesëmarrje në protesta për të mbështetur gratë që kanë demonstruar në vendin e tij për gati tre muaj për vdekjen e Mahsa Amini, 22 vjeç, e cila u vra nga policia.

Në mbështetje të profesionistit Amir Nasser Azadani ka reaguar menjëherë edhe shoqata e madhe e futbollistëve.

“Jemi të tronditur dhe të tmerruar nga lajmi se futbollisti profesionist Amir Nasser Azadani po përballet me ekzekutimin në Iran, pasi bëri fushatë për të drejtat dhe liritë themelore të grave në vendin e tij. Ne solidarizojmë me Amirin dhe bëjmë thirrje për anulimin e menjëhershëm të dënimit”, thuhet në njoftimin e shoqatës më të madhe të futbollistëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE