Rrokadë në Policinë e Shtetit, Bledi Çuçi takim urgjent me Muhamet Rrumbullakun. Ja kush janë EMRAT e njohur që lëvizin nga Veriu në Jug

vovalbania December 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrokadë në Policinë e Shtetit, Bledi Çuçi takim urgjent me Muhamet Rrumbullakun. Ja kush janë EMRAT e njohur që lëvizin nga Veriu në Jug

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun.Burime për mediat bëjnë me dije se ky takim i tyre ka të bëjë me lëvizjet që do të bëhen në Policinë e Shtetit.

Emrat e rinj të drejtuesve të Policisë në disa qarqe të vendit pritet të njoftohen zyrtarisht për largimin e tyre dhe zëvendësimin nga të tjerë drejtues. Janë disa urdhra që pritet të dalin nga organizata e Policisë së Shtetit, për këto lëvizje të cilat këtë herë do jenë të shumta

Ndryshimet u tha se kanë prekur edhe strukturat e tjera veç Drejtorive Vendore, siç është Drejtoria e Forcave Lëvizëse Operacionale (FLO). Drejtuesi Sokol Bizhga pritet të shkojë në Drejtori të Përgjithshme, në vend të nëndrejtorit Tonin Vocaj.

Vetë ky i fundit, pas urdhrit që do të firmos Muhamet Rrumbullaku, pritet të shkojë në krye të Policisë së Tiranës, ku aktualisht është drejtues Lorenc Panganika. Ndërkohë, drejtori i Shkodrës Hamdi Fjora pritet të vijë në Tiranë, në krye të Forcës Lëvizëse Operacionale.

Emrat që pritet të zëvendësohen, me urdhër të Muhamet Rrumbullakut

Tonin Vocaj, nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit – shkon në Drejtorinë e Tiranës
Sokol Bizhga, 
drejtor i Forcës Lëvizëse Operacionale – zëvendëson Tonin Vocajn
Hamdi Fjora, 
drejtor i Policisë së Shkodrës – zëvendëson Sokol Bizhgën në krye të FLO
Ermal Muça, 
zv.drejtor i Policisë së Korçës – zëvendëson Gentian Berberin në Drejtorinë e Vlorës
Niko Brahimaj, 
kreu i Policisë Shkencore – shkon drejtor i Policisë në Fier
Ervin Hodaj – 
shkon në Shkodër, pas emërimit të Hamdi Fjorës në FLO
Gent Ndoj – 
shkon drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme
Lutfi Minxhozi – 
shkon drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Drejtorinë e Përgjithshme

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49093 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE