Akuzat për korrupsion, GJKKO dënon ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka!

vovalbania December 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzat për korrupsion, GJKKO dënon ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka!

Gjykata e Posaçme shpalli fajtore ish gjyqtaren e Apelit në Korçë, Mimoza Margjeka.

Në vendimin e sotëm, trupi gjykues, kryesuar nga gjyqtari Erion Cela, vendosi të dënojë ish gjyqtaren me 4.6 muaj burg, kërkesë kjo e bërë më herët nga Prokuroria e Posaçme.

Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel, se vendimi për ish-gjyqtaren pezullohet duke u konvertuar në 3 vjet shërbim prove dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Sakaq trupi gjykues dha vendimin edhe për të pandehurit e tjerë në këtë dosje. Kështu, Arben Cara, bashkëshorti i ish-gjyqtares Margjeka u dënua me 4 vite burg, me 3 vite u dënua Klaudio Zhilla.

Fajtor u gjet edhe avokati Skënder Demiraj të cilin trupi gjykues e dënoi me 3 vite burg, vendim që i konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Nejton Bali u shpall gjithashtu fajtor dhe u dënua me një vit e 2 muaj burg, por i konvertuar në në 2 vjet shërbim prove.

Në shtator të 2020, Policia e Shtetit në koordinim me SPAK vuri në pranga ish gjyqtare dhe tre avokatë të akuzuar për korrupsion.

Nga hetimi i prokurorisë së posaçme, rezuloi se se shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal, duke i dhënë ish gjyqtares Mimoza Margjeka, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, u dha me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE