Del nga ambientet e SPAK pas 8 orësh, ish-ministri Beqaj: Seancë pyetjesh me OPGJ-në!

vovalbania December 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Del nga ambientet e SPAK pas 8 orësh, ish-ministri Beqaj: Seancë pyetjesh me OPGJ-në!

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilri Beqaj ka dalë nga SPAK ku qëndroi prej rreth 10 orësh për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi koncesionin e sterilizimit. Në një pronocim për mediet ai ka treguar se për çfarë është pyetur ndërsa nënvizoi se ka sugjeruar që të kryen hetime shtesë bazuar mbi disa refernca të KLSH.

“Që nga data 20 nëntor unë jam person nën hetim për çështjen e njohur tashmë të sterilizimit dhe e kam deklaruar edhe më parë që jam në dispozicion të këtyre hetimeve. Patën një senacë pyetjesh me OPGJ. Jam përgjigjur pyetjeve me interes nga hetuesit kryesisht për ato gjëra që jam pyetur edhe më parë në korrik të 2022 në cilësinë e personit që kam dijeni për ngjarjen. Përveç përgjigjeve me avokatin tim, kërkuam që të kryen veprime të tjera hetimore shtese në gjykimin tim. Në dosje ka disa referenca të akteve të KLSH, akte që janë vënë në dispozicion pjesërisht, janë audituar edhe veprimet e mia por gjatë kohës që është kryer auditimi nuk kam qenë ministër dhe nuk jam thirrur ndonjëherë nga audituesit”, tha Beqaj.

Ish ministri i Shëndetësisë pas seancës në gjykatën e Posaçme më 20 nëntor, e para pas caktimit të masës detyrim paraqitje, u shpreh se do të jetë në dispozicion të këtij procesi. Ai u ka qëndruar deklaratave të tij se nuk do të apelojë masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar që ish ministri i Shëndetësisë, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore. Ilir Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.

Deri tani nga hetimi i SPAK Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49292 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE