Ka koleksionin më të madh në botë të videolojërave, Antonio Romero Monteiro nuk ka ndërmend të ndalet!

vovalbania December 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka koleksionin më të madh në botë të videolojërave, Antonio Romero Monteiro nuk ka ndërmend të ndalet!

Është koleksionuesi më i madh në botë i videolojërave, që kapin vlerën e 2.1 milionë dollarëve. Por pronari i tyre po planifikon të ndërtojë një hapësirë të veçantë për t’i vendosur dhe ku do të rrisë gjithashtu përsëri numrin e videolojërave. Antonio Romero Monteiro, 45-vjeç nga Teksasi, ka arritur të hy në librin e rekordeve Guinness për koleksionin më të madh të videolojërave.

Ky i apasionuar i videolojërave, thotë se koleksioni i tij kushton mbi 2 milionë dollarë dhe se ato ka filluar t’i koleksionojë nga viti 1987, kur ai ishte vetëm 10-vjeç. Deri më tani Monteiro ka arritur të ketë 24.268 videolojëra, duke përfshirë koleksionin më të madh të Xbox, Sega, Nintendo dhe PlayStation. Që kur e kishte blerë Segan e parë mbi 30 vite më parë, ai nuk u ndal duke koleksionuar videolojërat, madje ato i ka të palosura sipas rendit alfabetik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE