Më në fund do të shpëtoni nga ky ‘makth’, ju zbulojmë bimën që ndërpret gërhitjen!

vovalbania December 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më në fund do të shpëtoni nga ky ‘makth’, ju zbulojmë bimën që ndërpret gërhitjen!

Nuk ka asgjë më të bezdisshme sesa kur partneri ynë na zgjon me gërhitje. Shumica e çifteve kanë probleme me gërhitjen, sepse për këtë shkak nuk mund të flenë dot gjumë. Fatmirësisht shkencëtarët konstatojnë që me vendosjen e bimës së ananasit në dhomën e gjumit mund të pengohet gërhitja. Gjykuar sipas hulumtimit të tyre, bima e ananasit, mund të jetë zgjidhje për gërhitjen.

Kjo bimë prodhon më shumë oksigjen dhe përmirëson cilësinë e ajrit gjatë natës dhe në këtë mënyrë ndihmon për një gjumë të mirë dhe të qetë. Në rast se nuk keni problem me gërhitjen, kjo bimë do t’ju sigurojë gjumë cilësor, por edhe do të zbukurojë dhomën tuaj. Ndërkaq, tre arsyet kryesore që nxisin gërhitjen janë mbipesha, duhani dhe alkoli. Sipas shkencëtarëve, sa më e madhe të jetë pesha trupore e njeriut, aq më e lartë do të jetë gërhitja.

Një studim britanik i kohëve të fundit, arriti në konkluzionin se zemra e një gruaje që gërhet dëmtohet më lehtë dhe më shpejt se ajo e burrave që gërhasin. Gërhitja e zhurmshme është alarmi i parë i apnesë bllokuese të gjumit, e cila prek miliona njerëz në botë. Apnea e gjumit ka të bëjë me ndërprerjen dhe bllokimin e frymëmarrjes gjatë natës.

Ajo është faktor rreziku për shumë sëmundje dhe probleme shëndetësore siç është tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës apo metabolizimi i dobët i sheqerit në gjak. Rikujtojmë, se përfitimet shëndetësore që marrim nga vaji i ullirit janë të panumërta. Një prej përfitimeve që vijnë nga përdorimi i vajit të ullirit është eliminimi i gërhitjes. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49655 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE