Sot publikohen episodet e reja të serialit, priten zbulime të mëdha për marrëdhënien e Harry dhe Meghan

vovalbania December 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot publikohen episodet e reja të serialit, priten zbulime të mëdha për marrëdhënien e Harry dhe Meghan

Ditën e sotme, Netflix do të publikojë tre episodet e fundit të serialit me gjashtë pjesë, Harry dhe Meghan, në të cilin çifti zotohet të tregojë anën e tyre të historisë për jetën në Familjen Mbretërore.

Ndërkohë, traileri i ri po bën xhiron e internetit dhe shumë po flasin për një pjesëmarrje më të madhe të çiftit princëror të Uellsit, Princit William dhe Kate Middleton.

E vërteta është se në tre episodet e para nuk ishte përmendur çifti, ndërkohë që shumë prisnin që Princi Harry dhe Meghan Markle të flisnin në detaje për marrëdhënien e shumëpërfolur të dy çifteve.

Një nga momentet më të fuqishme në trailer është kur Harry flet për vëllain e tij duke thënë: “ Ata ishin të gatshëm të gënjejnë për të mbrojtur vëllanë tim. Ata kurrë nuk ishin të gatshëm të gënjejnë për të na mbrojtur”.

Në të kaluarën, Harry dhe Meghan kanë folur për marrëdhënien e tyre me Ëilliam dhe Kate. Duke folur me Oprah Winfrey në vitin 2021, Harry pranoi: ” Vëllai im dhe babai im janë të bllokuar”, ndërsa Meghan zbuloi se një ditë para dasmës së saj, Kate e bëri atë të qante.

Para kësaj, Harry i konfirmoi gazetarit Tom Bradby se ai dhe vëllai i tij janë “në rrugë të ndryshme për momentin “. Fansat janë ndarë plotësisht nga traileri i dytë, me shumë veta që vënë në dyshim të vërtetën e pretendimeve të Harry dhe Meghan.

Nuk mbetet gjë tjetër veçse të shikoni episodet e radhës dhe të shihni vazhdimin e historisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE