Kiara Tito shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore!

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kiara Tito shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore!

Kiara Tito është duke shijuar shtatzaninë e saj por mesa duket jo çdo gjë po shkon ashtu siç duhet. Moderatorja e njohur ka treguar se momentalisht nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Kiara ka publikuar një “selife”, në të cilën duket paksa e lodhur dhe bashkangjitur saj, ka shkruar se është në një gjendje gripale.

“Një herë në muaj me grip. Epo mirë…”, shkruan moderatorja në postimin e bërë në Instastory.

Kujtojmë se për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, data 24 dhjetor është një datë mjaft e rëndësishme, pasi njohën njëri-tjetrin.

Një vit më parë, ata ishin ndër banorët që u bënë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

Rrugëtimi i tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka qenë me shumë emocione, sfida, gëzime, të qeshura, lot, por me një fund të lumtur.

Ata u dashuruan, krijuan një lidhje dhe u martuan e tani janë edhe në pritje të një vajze.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48801 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE