E pabesueshme por e vërtetë, 2-vjeçari i shpëton mrekullisht vdekjes pasi u gëlltit nga hipopotami!

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E pabesueshme por e vërtetë, 2-vjeçari i shpëton mrekullisht vdekjes pasi u gëlltit nga hipopotami!

Një 2-vjeçar mbijetoi pasi u gëlltit nga një hipototam në Liqenin Eduard, Ugandë. Fëmija i quajtur Paul Iga u dërgua më pas në spital për trajtim. Një vendas, Chrispas Bagonza, fatmirësisht ishte aty kur ndodhi incidenti dhe filloi të gjuante me gurë hipopotamin në përpjekje për ta ndaluar atë.

Hipopotami u tremb dhe e lëshoi vogëlushin, pasi gëlltiti gjysmën e tij, më pas shkoi përsëri në ujë. Paul u dërgua në një klinikë për trajtim duke i mbijetuar mrekullisht sulmit. Raportohet se vogëlushi u transferua në një spital në Bwera, por doli nga spitali pasi mori një vaksinë kundër tërbimit.

Në një deklaratë, Policia e Ugandës tha:

Ky është incidenti i parë i tillë ku një hipopotam u largua nga liqeni Eduard dhe sulmoi një fëmijë të vogël. U desh guximi i një Chrispas Bagonza, i cili ishte aty pranë, për të shpëtuar viktimën pasi e qëlloi me gurë hipopotamin dhe e trembi atë, duke e bërë atë ta lironte viktimën nga goja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE