Në listë të zezë 36 kompani kineze të mikroçipeve!

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në listë të zezë 36 kompani kineze të mikroçipeve!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur në listën e zezë 36 kompani kineze të mikroçipeve. Kjo është bërë e ditur nga Departamenti Amerikan i Tregtisë. Masa do të parandalojë kompanitë kineze që të blejnë komponentë ose teknologji të prodhuar nga SHBA. Prodhuesit e mëdhenj të mikroçipëve Cambricon dhe Yangtze Memory Technologies gjithashtu përfunduan në listën e zezë të SHBA.

“Qëllimi është të kufizojë përpjekjet e Kinës për të marrë dhe shfrytëzuar teknologjitë e avancuara, duke përfshirë inteligjencën artificiale, për përpjekjet e saj për modernizimin ushtarak dhe abuzimet e të drejtave të njeriut”, tha Departamenti Amerikan i Tregtisë në një deklaratë.

Masa vjen dy muaj pasi SHBA zbuloi kontrolle të ashpra të eksportit që e bënë më të vështirë për Kinën blerjen dhe prodhimin e gjysmëpërçuesve të fundit. Ligjvënësit amerikanë prej muajsh kanë bërë presion ndaj administratës Biden për ta vendosur kompaninë Yangtze Memory Technologies në listë. Ata kishin paralajmëruar gjithashtu Apple se do të përballej me një kontroll të ashpër, nëse do të vazhdonte me një plan për të blerë çipa YMTC.

Mikroçipët kanë një bazë izoluese të bërë nga plastika jo e riciklueshme. Së fundmi, studiuesit e kanë zëvendësuar atë me lëkurën e biodegradueshme të një kërpudhe, duke marrë rezultate premtuese. Çdo vit, bota prodhon rreth 50 milionë tonë mbeturina elektronike, duke përfshirë çipa të telefonave celularë dhe kompjuterikë dhe mikroçipë që përbëhen kryesisht nga një bazë ftohëse dhe izoluese, e quajtur substrat e bërë nga polimere plastike të pariciklueshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE