Pasi pohoi se ishte në ditët e fundit të jetës së saj, aktorja Jane Fonda surprizon ndjekësit me këtë lajm!

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi pohoi se ishte në ditët e fundit të jetës së saj, aktorja Jane Fonda surprizon ndjekësit me këtë lajm!

Aktorja e njohur Jane Fonda ka zbuluar së fundmi më shumë detaje për gjendjen e saj shëndetësore duke shprehur se:

Javën e kaluar zbulova nga mjeku im se gjendja ime është përmirësuar dhe unë mund të ndërpres kimioterapinë. Dhurata më e mirë për ditëlindjen time!

Fonda tregoi se katër senacat e para të trajtimit të kimioterapisë ishin mjaft të lehta por, seanca e saj e fundit ishte mjaft e vështirë duke e penguar të kryente shumë aktivitete.

Ndihem kaq e bekuar, kaq me fat. Falënderoj të gjithë ju që u lutët për mua. Jam e bindur se luajti një rol në lajmin e mirë.

Pak kohë më parë ylli i “Grace And Frankie” pohoi për Entertainment Tonight se ajo thjesht po tregohej ‘realiste’ për të ardhmen e saj. Jane tha se mendon se ka pasur një jetë të mrekullueshme. Në shtator, Fonda zbuloi se ishte diagnostikuar me Limfomën Non-Hodgkin, një lloj kanceri që fillon në sistemin limfatik, një pjesë e sistemit imunitar të trupit të dedikuar për të luftuar mikrobet. Së fundmi, aktorja ka zbuluar edhe metodën e saj për të shmangur depresionin. Ajo beson se stërvitja e ndihmon shumë në këtë drejtim. 84-vjeçarja ka thënë se ka shumë depresion në familjen e saj, ndaj bën gjithçka që mundet për ta shmangur atë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 42379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE