Dëborë e dendur në verilindje e juglindje, ARRSH apel drejtuesve!

vovalbania December 16, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Dëborë e dendur në verilindje e juglindje, ARRSH apel drejtuesve!

Reshje të dendura dëbore në disa akse të verilindjes e juglindjes, në ato kombëtare, nuk ka probleme në qarkullim. Autoriteti Rrugor raporton se kanë përfshirë rrugët Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës, si edhe Dardhën, Voskopojën e Valbonën. Temperaturat ranë në vlera negative, deri në minus 3 gradë celcius. Mjetet borëpastruese punuan për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

ARRSH-ja iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe me zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore. Po ashtu duhet të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Dëbora në Korçë, në Dardhën turistike arriti deri në 40 cm trashësia. Në bashkitë, Ersekë, Devoll e Maliq të qarkut juglindor rreth 500 familje mbetën pa energji elektrike. Katër borëpastruese po punojnë në Qafën e Qarrit, tre në Dardhë e dy në Voskopojë.

Në Lezhë, era e fortë rrëzoi pemën e të tjera zbukurime të dekorit të festave të fundvitit, në sheshin “Gjergj Kastrioti” të qytetit verior. Gjithashtu janë dëmtuar linjat elektrike në disa zona, por me ndërhyrjen e OSHEE-së, u riparuan dëmet në një kohë të shpejtë.

Për sot, vendi ynë do të jetë nën dominimin e motit të ftohtë me alternime vranësirash e me intervale kthjellimesh. Vranësirat pasohen me reshje të dobëta shiu në Ultësirën Perëndimore, si edhe me dëborë në relievet malore, në lartësitë mbi 800 metër në verilindje e juglindje. Temperaturat variojnë minus 1-12 gradë celcius.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ketë  kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash, si edhe me intervale kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa në relievet malore, në lartësitë mbi 800 metër në verilindje e juglindje do të shoqërohen me reshje shiu dhe dëbore, me intensitet të ulët. Mjegull e dendur/mjegullinë ka në orët e mëngjesit në zonat luginore të territorit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut e me shpejtësi mesatare 3-11 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fryn relativisht intensive e me shpejtësi deri në 13-21 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
2/8
Diell re

Kukës
-1/0
Diell re shi/borë

Lezhë
7/10
Diell re

Dibër
1/3
Diell re shi/borë

Durrës
8/12
Diell re

Tiranë
8/12
Diell re

Elbasan
7/10
Diell re

Berat
7/13
Diell re

Vlorë
7/11
Diell re

Korçë
-1/2
Re shi/borë

Gjirokastër
5/10
Diell re

Sarandë
8/12
Diell re

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49243 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE