Probleme me skanerin në Portin e Durrësit, krijohen rradhë të gjata automjetesh!

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Probleme me skanerin në Portin e Durrësit, krijohen rradhë të gjata automjetesh!

Skaneri në Portin e Durrësit ka shfaqur probleme këtë pasdite, duke detyruar mjetet e transportit të presin në radhë të gjata.

Bllokimi i përkohshëm i sistemit të skanerit në portin e Durrësit ka krijuar vonesa në përpunimin e mjeteve që presin të imbarkohen në tragete. Makinat, kamionët dhe çdo mjet tjetër po kontrollohen me radhë dhe procedura e ngadaltë ka bërë që shumë tregtarë dhe shoferë të humbasin tragetin.

Sot është emëruar edhe drejtuesi i ri i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit. Luan Arifaj është emërimi i ri në krye të kufirit. Ai zëvendëson Ndue Doçin, që largohet në një detyrë tjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47871 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE