Rikthehen sulmet me armë zjarri në shkollat amerikane, vriten 2 nxënës në Çikago!

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rikthehen sulmet me armë zjarri në shkollat amerikane, vriten 2 nxënës në Çikago!

Sulm me armë zjarri pranë një shkolle të mesme në Çikago, autoritetet amerikane raportojnë se dy nxënës mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat. Viktimat e të lënduarit, të moshave 14 e 15-vjeç u qëlluan në afërsi të shkollës “Benito Juarez”, në West Side të Çikagos.

Shefi i policisë së Çikagos, David Brown tha se “që të katër u dërguan në të njëjtin spital”, por fatkeqësisht, dy prej tyre nuk arritën të mbijetonin për shkak të plagëve të shumta. Të plagosurit, djalë e vajzë, janë jashtë rrezikut për jetën.

Ishte një ditë normale shkolle që shpejt u shndërrua në kaotike kur u dëgjuan të shtënat e të gjithë vrapuan në panik. Vrasjet ndodhën kur kishte përfunduar mësimi e nxënësit kishin dalë jashtë. Dy prindër që gjendeshin aty, shprehën indinjatën:

Menduam se ishin fishekzjarre. Jam i zemëruar, këto gjëra nuk duhet të ndodhin në shkollë.

Të dëgjosh për gjithë këto të shtëna në shkolla, është e frikshme. E frikshme të zbulosh se vajza jote mëson në një nga shkollat ​​që sapo u shënjestrua.

Policia amerikane nisi hetimet e për momentin nuk ka të arrestuar. Zyrtarët po shohin pamjet e kamerave të sigurisë ndërsa Drejtori i Shkollave Publike të Çikagos, Pedro Martinez, deklaroi:

Të gjithë po përpiqemi të gjejmë përgjigje. Sigurisht, unë jam shumë i shqetësuar për këtë që ndodhi. Lutemi për viktimat e të prekurit dhe familjet e tyre!

Sulmi me armë në Çikago vjen dy ditë pas 10 vjetorit të atij në shkollën fillore Sandy Hook në Newtown të Konektikatit, ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur, ndërsa për këtë vit nuk ishte i vetmi. Në mendjet e shumë amerikanëve, ende janë të freskëta ngjarjet si ajo e masakrës së 24 majit kur një 18-vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit e vrau 19 fëmijë dhe dy mësuese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE