Transaksione të dyshimta, SPAK-u sekuestron rreth 1 milion euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri!

vovalbania January 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Transaksione të dyshimta, SPAK-u sekuestron rreth 1 milion euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sekuestron pasurinë me vlerë rreth 1 milion euro të ish-shefit të Oepracionales, Oltion Bistri. Në njoftimin zyrtar thuhet se “nga hetimet e kryera dhe provat e administruara deri tani është evidentuar se nga viti 2015 e në vijim, Bistri dhe familjarët e të afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta, në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme, në vlerë totale rreth 1 milion euro”.

Në këto kushte nga Prokuroria e Posaçme është vendosur sekuestrimi për pasuritë e mëposhtme:

Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 (katërqind) metra katror, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.

Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 (katërqind) metra katror, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.

Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 125 (njëqind e njëzet e pesë) metra katror, me një çmim në total prej 300 000 (treqind mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.

Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 95 (nëntëdhjetë e pesë) metra katror, me një çmim në total prej 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.

Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament banimi, me sipërfaqe totale 110.6 m2, me çmim shitje 50 300 Euro e ndodhur në Tiranë.

Vlen të theksohet se, Bistri është arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe aktualisht po hetohet nën masën e sigurimit “arrest në burg”.

Ndaj Bitrit është regjistruar një procedim penal për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE