“Ua ndjej shumë mungesën”, blogerja Sara Hoxha përlotet në rrëfimin e saj

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çifti i tretë “djeg” skenën e DWTS! Sara Hoxha për herë të parë në skenë me një “Cha cha cha”

Mbrëmjen e djeshme Sara Hoxha ka treguar në “Dancing With the Stars” historinë kur ka shkuar si nuse në shtëpinë e Ledrit në Kosovë.

“Mora valixhet dhe u shpërngula në Kosovë. Prindërit e mi ishin në Gjermani ashtu si dhe vëllai, aty jetojnë akoma. Ua ndjeja shumë mungesën. Ua ndjeja shumë mungesën, më shumë ndihesha keq për mamin dhe babin se bënë një sakrificë shumë të madhe që ikën në Gjermani në mënyrë që unë dhe vëllai të shkolloheshim atje. Më përlot fakti se ato i merr shumë malli për mua dhe që nuk më kanë afër”, është shprehur Sara mes lotësh.

Më tej ajo ka treguar se si e kanë pritur në shtëpinë e Ledrit. “Familja e Ledrit më priti shumë shumë mirë. Ato janë shumë njerëz të dashur në fakt, shtëpia është gjithmonë plot, asnjëherë bosh. Xheri dhe Agroni, prindërit e Ledrit janë më shumë si shokë dhe këtë gjë e kam ndjerë shumë kur jam futur në atë familje”, ka shtuar blogerja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45290 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE