“Iu hoq mbrojtja kur u shpall në kërkim”/ Është gjallë apo i vdekur? Artan Hoxha bën deklaratën e fortë mbi fatin e mbretit të kumarit

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Iu hoq mbrojtja kur u shpall në kërkim”/ Është gjallë apo i vdekur? Artan Hoxha bën deklaratën e fortë mbi fatin e mbretit të kumarit

Gazetari Artan Hoxha thotë se Ervis Martinaj është nën hetim nga dy organe të akuzës, njëherë si i gjallë dhe njëherë tjetër si i vdekur. Në studion e Të Paekspozuarit, Hoxha tha se nuk beson se Martinaj do të gjendet ndonjëherë.

“SPAK ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e familjarëve të Martinajt? Pse u bë tani? Sepse ai është nën hetim. Është e çuditshme që edhe në këto momente, kur ai është i zhdukur prej datës 9 gusht.

Zyrtarisht Ervis Martinaj është njeriu më i kërkuar në Shqipëri. Unë mendoj se nuk do ta gjejnë ndonjëherë.

Çudia e gjithë kësaj është se dy prokuroritë në vend, hetojnë në varësi të ndryshme, ai është zhdukur me 9 gusht dhe qe nga atëherë nuk kemi përgjigje ku është ai. Për shkak të kësaj, kemi hetim nga SPAK që e ka në hetim në kërkim për akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe Prokuroria e Kurbinit e heton për rrëmbim dhe zhdukje.

Pra ajo që të bën përshtypje është se në këtë moment, është pikërisht fakti se organet e hetimit kanë dy çështje të ndryshme për një person”, deklaroi gazetari Hoxha.

Hoxha tha se Martinaj ka mbajtur anën e Bashës, arsye për të cilën u bë edhe armiku i maxhorancës së sotme.

“Ai ka mbështetur Bashën. Ai ishte armiku publik për këtë maxhorancë. Familja e Elvis Martinajt është akuzuar për mbështetjen e Berishës dhe familjarëve të tij. Por në çarjen që pati PD, ata mbajtën anën e Bashës. Shteti nuk veproi, i la kundërshtarët e Martinajt të vepronin. Kur u shpall në kërkim, Vis Martinajt iu hoq mbrojtja. Pra ai u çarmatos dhe në fund ndodhi që një punonjës policie e dorëzoi”, tha Hoxha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50237 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE