COVID-19/ Një humbje jete në 24 orë, 3 të infektuar!

vovalbania December 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
COVID-19/ Një humbje jete në 24 orë, 3 të infektuar!

COVID-19 i ka marrë jetën një qytetari në vend gjatë 24 orëve të fudnit, ndërsa tre persona kanë rezultuar të infektuar gjatë këtij harku kohor.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë dhe janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,776 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë: 58 testime, 3 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit

19 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 58 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë, Berat.

Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit 1 qytetar ka humbur jetën nga SarsCov2.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,776 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 19 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 58

Testime totale 2,015,415
Raste pozitive 332,556
Raste të shëruara 328,776
Raste Aktive 185
Humbje jete 3,595

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 142
Fier 12
Vlorë 6
Durrës. 6
Gjirokastër 6

Lezhë. 4
Berat. 4
Shkodër 3
Elbasan. 1
Korçë. 1

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE