Ja pse mendojmë se konflikti i pretenduar në portale mes Ilir Shaqirit dhe Lori Hoxhës është budallallëk.

vovalbania September 23, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ja pse mendojmë se konflikti i pretenduar në portale mes Ilir Shaqirit dhe Lori Hoxhës është budallallëk.

Top Channel 20 vjet mbas krijimit, vazhdon të ‘gozhdojë pas ekranit’ shqiptarët, me prodhimet e tij Pas ‘Big Brother VIP’. Jo vetëm pas ekranit të televizorit por edhe pas atij të telefonit dhe laptopit sepse kur ndodh në Top Channel është ‘news’. Projekti i rradhës që është në gojën e të gjithëve, e që nis nga tetori është “Dancing With The Stars”.

Teksa janë bërë të ditur emrat e Yjeve po ashtu është konfirmuar lajmi se balerini i njohur, talenti i pakontestueshëm, Kledi Kadiu do të jetë kryetari i jurisë.  Lori Hoxha ka vendosur që në krye të jurisë së “Dancing With The Stars”. Konfirmimi është bërë nga Lori në Instagram ku shkruante:

I kam dhënë dorën për herë të parë Kledit në moshën 13 vjeçare kur im atë “detyronte” mua dhe @sarahoxhaaa të udhëtonim çdo ditë pas shkolle për t’u ushtruar te akademia e tij e baletit në Romë. Në fjalët e tij, Kledi ishte balerini më i mirë shqiptar dhe ne nuk mund të shkonim diku tjetër. Kledi nuk vinte shpesh aty, por një nga kujtimet e mia të para më të ka qenë pikërisht në një nga studiot e baletit teksa unë dhe dhjetëra vajza e djem përgatiteshim për shfaqje. Ai erdhi për të parë a do e nderonim dhe unë nuk ja hiqja sytë që të kuptoja a do më njhte kur të na kryqëzohej shikimi. Si çdo balerinë aty (por ndoshta pak dhe prej dëshirës për protagonizëm që më karakterizonte në adoleshencë) doja të bija në sy te “balerini i famshëm i Mediaset”.

Pak mbas këtij postimi në portale filloi të aludohej për një konflikt të Lori Hoxhës, me fituesin e “Big Brother Vip” – Ilir Shaqiri, pse ky i fundit nuk është në jurinë e #DWTS.

Në fakt, edhe pse konfliktet janë ‘bukë’ për gishtat e uritur, Ilir Shaqiri nuk është në Top Channel as sepse ka një konflikt me Lorin, as sepse aty është Kledi Kadiu. E kontaktuar nga Top Albania Radio – Lori është shprehur:

Nuk ka konflikt as debat sepse marrëdhënia ime në median që drejtoj nuk ka qënë dhe nuk do jetë ndonjëherë personale, por vetëm profesionale. Iliri për sa kohë ishte në Top Channel ka marrë dhe kemi marrë vëmendjen e merituar.

Veç dëshirës për të ngatërruar shapin me sheqerin kryefjala është që ‘treni’ i Top Channel shpesh ecën me shpejtësi tjetër, dhe për këtë Lori Hoxha shton:

Kush nuk na bashkohet, rrallë herë vjen për faj tonin, Top Channel nuk udhëhiqet nga ndjenjat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48563 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE