Mjeku që përloti botën, emocionon me mesazhin para ndarjes nga jeta!

vovalbania December 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mjeku që përloti botën, emocionon me mesazhin para ndarjes nga jeta!

Shkencëtari, profesori dhe psikologu i quajtur Mark Stokes, i cili është diagnostikuar me kancer terminal, ka postuar një postim emocional në Twitter dhe i ka përlotur të gjithë. Profesori që jeton dhe punon në Oksford në Mbretërinë e Bashkuar publikoi një status në Twitter, ku shkruante këto fjalë:

Përshëndetje njerëz. Kam frikë se është koha që unë të them lamtumirë. Jo vetëm duke u larguar nga Twitter, por nga i gjithë spektakli. Kam luftuar me kancerin për 2 vitet e fundit, por tani më kanë mbetur vetëm disa ditë. Faleminderit ju njerëz të mrekullueshëm, po largohem nga kjo botë e çmendur me shumë dashuri në zemër.

Hi folks, I’m afraid it’s time for me to say goodbye. Not just leaving Twitter, but the whole show. I’ve been battling cancer last 2 years, but now only have a few days left now. Thank you wonderful people, I leave this crazy world with much love in my heart ❤️

— Mark Stokes (@StokesNeuro) December 18, 2022

Mijëra njerëz e kanë pëlqyer tweet-in e tij në më pak se 24 orë. Po ashtu, mijëra të tjerë nga mbarë bota, nga Kili në Kinë, Suedia në Afrikën e Jugut, i kanë dërguar mesazhe force. Rikujtojmë, se një influencuese 20 vjeçare me një formë të rrallë kanceri u dha së fundmi lamtumirën fansave të saj me një video emocionuese duke treguar se simptomat e saj janë përkeqësuar dhe ajo është në fund të jetës së saj. Elena Huelva u diagnostikua me një lloj kanceri të kockave të quajtur sarkoma e Ewing në vitin 2016.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48923 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE