Parashikimi i motit për sot, e mërkurë 27 shtator 2023!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit për sot, e mërkurë 27 shtator 2023!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellime. Vranësirat e dendura do të jenë më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e në zonën e jugut. Ka reshje shiu të herëpas’hershme me intensitet të ulët dhe në mënyrë të izoluar deri mesatar, në formën e shtrëngatave. Po ashtu nuk mungon mjegullina nga reshjet e shiut në zonën e jugut.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare kryesisht në bregdetin perëndimor ndërsa në zonat luginore era do të jetë relativisht intensive e me shpejtësi 10-12  m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
13/25
Diell re

Kukës
13/25
Re diell

Lezhë
15/25
Diell re

Dibër
11/23
Re diell

Durrës
17/29
Diell re

Tiranë
18/26
Diell re

Elbasan
15/28
Diell  re

Berat
16/26
Diell re

Vlorë
18/28
Diell re/shi

Korçë
10/24
Re shi / diell

Gjirokastër
14/26
Diell / re shi

Sarandë
16/27
Diell / re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE