Disiplina nuk fal as për festa, gjoba të majme për klubet e vendit!
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka bërë me dije vendimet për javën e fundit zhvilluar në futbollin shqiptar. Egnatia në Superligë dënohet me 100 mijë lekë gjobë, kjo për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Në futbollin e moshave Disiplina bën “kërdinë”, duke pezulluar me disa javë futbollistët e Partizanit U-15, Laçit U-19, Skënderbeut U-19 apo edhe Bylis U-17.
Vendimet e Disiplinës:
KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Lojtari i KF Partizani U-15, Frenki Vyshka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Laçi U-19, Alesio Mema, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Skënderbeu U-19, Rei Dalipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i AF Elbasani U-19, Fabjan Tartari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Bylis U-17, Amet Shehaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i AF Elbasani U-17, Ardjan Nonaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Djelmia Shkodrane U-17, Albi Brojaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.