Gjithmonë një mbështetje për të, Butrint Imeri me këtë veprim na tregoi dhe njëherë miqësinë e ngushtë me Don Xhonin!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjithmonë një mbështetje për të, Butrint Imeri me këtë veprim na tregoi dhe njëherë miqësinë e ngushtë me Don Xhonin!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E projekti më i fundit në fakt padyshim që ia ka mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ sapo publikoi EP-në e tij të parë (mini- album). Brenda vetëm para pak ditësh, artisti ka ndarë me ne katër prej këngëve të shoqëruara së bashku me videoklip.

Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ku nuk i kursejnë fjalët më të mira që tregojnë afrimitetin mes tyre. E kështu ka ndodhur dhe pak më parë ku këngëtari postoi një video duke dëgjuar në makinë një nga këngët më të reja të mikut të tij ‘Dilemën’ duke treguar mbështetjen e tij publikisht. Krahas Butrinti e ka cilësuar Don Xhonin si ‘vëlla’. Mund të themi padyshim se dyshja janë një nga rastet e rralla të shoqërisë së vërtetë në showbiz.

Mesa duket projekti më i fundit i Don Xhonit, mini-albumi ‘Shah Mat’ është pëlqyer shumë nga publiku e këtë e ka treguar vetë reperi me anë të një postimi ku është shprehur se bazuar në të gjitha statistikat albumi i tij është më i suksesshmi në tregun tonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE