Me prani policore, mbahet ceremonia e nisjes së punimeve për Teatrin e ri Kombëtar!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me prani policore, mbahet ceremonia e nisjes së punimeve për Teatrin e ri Kombëtar!

Mbi dy vjet e gjysmë nga shembja, zyrtarisht sot u çelën punimet për godinën e re të Teatrit Kombëtar, në të njëjtin vend, në qendër të Tiranës. Në ceremoni ra në sy prania e shtuar policore, për të shmangur tensionet, pasi protestuesit që prej vitesh kundërshtojnë projektin, iu afruan kantierit ku u vendos perimetër sigurie. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se do të jetë teatër modern me para’ publike, si dhe falënderoi aktorët që dhanë mbështetje.

Ajo që më ka shqetësuar gjithmonë është: Edi filloi çështjen e sheshit në vitin 2000, ne e mbaruam sheshin në vitin 2017. 17 vjet për të mbaruar një shesh, kur politika hyn në mes.

Kryeministri Rama:

Kur mendon që nga ‘98-ta deri më sot, mund të ishin hedhur hapat e nevojshëm dhe mund ta kishim Teatrin Kombëtar shumë kohë më parë, realisht ka kaluar shumë kohë. Por, nga ana tjetër besoj që për hir të së vërtetës, nuk do të kishim pasur këtë projekt që kemi sot.

Në ceremoni foli edhe arkitekti danez, Bjarke Ingels, i cili realizoi projektin e teatrit e shpjegoi:

Arsyeja pse jemi këtu është që normalisht të flasim për vënien e gurthemelit të Teatrit të ri Kombëtar, të vendosur në zemër të Tiranës e të rrethuar nga parqe e godina publike. Transformimi i këtij qyteti në një mënyrë kaq thelbësore, në më pak se 10 vjet, realisht nuk krahasohet me qytetet europiane.

Eshtë menduar që Teatri Kombëtar të ketë mjedise të posaçme për shfaqjet e aktorët. Pjesë e tij pritet të jetë edhe një skenë prej 630 metrash katrorë, si dhe sy salla black box, 200 metra katrorë secila. Një tjetër hapësirë, me sipërfaqe 200 metra katrorë do të vihet në dispozicion të artistëve për t’u përdorur si një vend për të ndërruar kostumet. Nuk do të mungojnë as një sallë provash, po 200 metra katrorë, dushet apo një dhomë e gjelbër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE