Vrasja e Liridona Ademajt / Zbulohet identiteti i të arrestuarit të katërt, çfarë i gjeti policia në banesë

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e Liridona Ademajt / Zbulohet identiteti i të arrestuarit të katërt, çfarë i gjeti policia në banesë

Në vazhdën e zhvillimit të hetimeve për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, ka kryer sot një aksion policor në fshatin Novosellë të Gjakovës, ku është arrestuar edhe i dyshuari i katërt, Tomë Dodaj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit të shtëpisë së Dodajt, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

49-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Dodaj dyshohet se ka furnizuar me armën e krimit dy të dyshuarit tjerë, Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Mbrëmjen e 29 nëntorit, i gjithë vendi u trondit nga ngjarja makabre ku viktimë ishte 30-vjeçarja, Liridona Ademaj.

Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, dyshohet kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.

Të dyshuarit ndodhen në paraburgim për 30 ditë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE