Kanabis në formë çokollatash në konvikt, arrestohet 17-vjeçarja në Gjirokastër!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kanabis në formë çokollatash në konvikt, arrestohet 17-vjeçarja në Gjirokastër!

Një 17-vjeçare ka rënë në pranga në Gjirokastër në kuadër të operacionit ‘Tempulli’, pasi dyshohet se shiste drogë në gjimnazin ku studionte.

17-vjeçares i është gjetur në dhomën e konviktit ku ishte akomoduar një sasi lënde narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate.

Drogën adoleshentja e shiste në konvikt, si edhe në gjimnaz. Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike në formë çokollate dhe 3 celularë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, me objektiv kryesor parandalimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e frekuentuara nga të rinjtë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Gjirokastër dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, goditën një tjetër rast në këtë fushë, për të cilin u arrestua në flagrancë një 17-vjeçare.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle në ambientet e konviktit ku ishte akomoduar 17-vjeçarja, ku gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, që posedohej nga kjo shtetase me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit ku ishte nxënëse.

Veprimet procedurale me të miturën po kryhen në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48776 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE