Padi në Kushtetuese, Ina Zhupa kërkon pezullim të Skënder Gjinushit!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Padi në Kushtetuese, Ina Zhupa kërkon pezullim të Skënder Gjinushit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, sot dorëzoi padi në Gjykatën Kushtetuese me anë të së cilës kërkohet pezullimi i menjëhershëm i kryetarit të Akademisë së Shkencave,  Skënder Gjinushi për papajtueshmëri në këtë funksion. Po ashtu, sipas Zhupës, padia kërkon interpretim të plotë të nenit të Kushtetutës, në mënyrë të tillë që mos të ndodhë që të qëndrojë në krye të institucioneve dikush i paemëruar nga Presidenti i Republikës. Në një prononcim për mediat pranë Gjykatës Kushtetuese, Ina Zhupa shtoi edhe se “Gjinushi qëndron në detyrë i padrekretuar nga presidenti i kohës, Ilir Meta”. Ndër të tjera, ajo sqaroi tre elemente kryesore të padisë:

Së pari, në momentin që Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave, sipas ligjit ai duhet të ishte anëtar i përhershëm i Akademise së Shkencave.

Që të jesh anëtar i përhershëm Akademisë së Shkencave, nuk mund të jesh kryetar një partie politike. Në atë kohë, Skënder Gjinushi ka qenë kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe nuk mund të zgjidhej kryetar Akademisë së Shkencave, duke mos qenë anëtar i përhershëm. Pikërisht, këtë shkelje ka evidentuar edhe presidenti Ilir Meta, kur i është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit.

Nëse kishte një shkelje të parë, nuk e lejoi Metën që ta dekretonte, tani që ne e sjellim në Gjykatë Kushtetuese, ka dy shkelje. Ka edhe shkeljen e dytë, sepse shkel nenin 92 të Kushtetutës, pikën g që thotë: “Presidenti emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave” dhe “ai qendron aty i pa emëruar nga Presidenti”.

Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është që, opozita në fakt e sjell këtë paligjshmëri, sepse e vlerëson Akademinë e Shkencave. Vlerëson akacdemikët e ndershëm, punëtorë që punojnë atje dhe që kanë dhënë kontribut për vendin, dhe nuk mundet që këtë institucion ta lerë si një institucion të paligjshëm dhe të politizuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48686 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE