Durrës, humb jetën një 24-vjeçar/Dyshime se ra në kontakt me energjinë elektrike!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Durrës, humb jetën një 24-vjeçar/Dyshime se ra në kontakt me energjinë elektrike!

Një i ri i moshës 24 vjeç u gjet i pajetë në Durrës, në afërsi të një kabine elektrike, në lagjen numër 14 të qytetit bregdetar, ndërsa po hetohen shkaqet. Por, paraprakisht dyshohet se rënia në kontakt me rrymën elektrike ishte fatale për të riun, i cili për fat të keq nuk mundi të mbijetojë. Uniformat blu vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi zyrtar: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të një kabine elektrike është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. D., 24 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48676 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE