Për ata që duan të eksplorojnë jetën detare, ju njohim me qytetin lundrues “City of Meriens”!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për ata që duan të eksplorojnë jetën detare, ju njohim me qytetin lundrues “City of Meriens”!

Edhe pse ende një koncept, imazhet tregojnë planet e ardhshme për një qytet lundrues që mund të strehojë mijëra njerëz. Anija në formën e një “Manta Ray”, që do të marrë emërtimin “City of Meriens” duket si diçka nga një film fantastiko-shkencor dhe është projektuar për të lundruar në të gjithë botën me mijëra njerëz brenda bordit të saj.

Ai do të arrijë të strehojë deri në 7 mijë njerëz me një bollëk objektesh kërkimore dhe shkencore ndërsa endet në det të hapur, perfekt për adhuruesit e oqeanit. Sipas krijuesve të kësaj vepre madhështore ajo është projektuar për studiues, akademikë dhe studentë që duan të eksplorojnë jetën detare.

Arkitekti ambicioz shpjegoi se ‘qyteti’ do të mirëpresë njerëz nga e gjithë bota dhe do të qeveriset nga standardet e Kombeve të Bashkuara. Pasi të ndërtohet, do të ketë një gjatësi totale prej 900 metrash, një gjerësi prej 500 metrash dhe brenda do të mbajë anije kërkimore deri në 90 metra të gjata. Ka plane për salla leksionesh, klasa, laboratorë, zona banimi, zona relaksi kulturor dhe sportive. “City of Meriens” do të jetë nën kujdesin e UNESCO-s përmes Komisionit Ndërqeveritar Oqeanografik.

Ka marrë emrin “Anija e lirisë”, por në fakt është një qytet lundrues, në gjendje të mbajë deri në 100 mijë “banorë”. Rikujtojmë, se anija gjigante është ende një projekt, të cilin shumë prodhues janë përpjekur ta sjellin në jetë, por për momentin nuk ia kanë dalë dot. Propozimi i parë për të ndërtuar një anije të tillë është bërë që në fillim të viteve 1990, nga kompania amerikane ‘Freedom Cruise Line International’. Ky projekt ka qenë një ëndërr e hershme e inxhinierit nga Florida, Norman Nixon, i cili ndërroi jetë në vitin 2012.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE