Në ditën e saj të lindjes, Elvana Gjata ka një surprizë për fansat

vovalbania February 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Babai i saj feston datëlindjen, Elvana Gjata i bën urimin emocionues!

Elvana Gjata është padiskutim një ndër divat e muzikës shqiptare, e cila ka arritur të shkëlqejë në çdo paraqitje të saj.

Ditën e sotme, këngëtarja e njohur, feston ditën e saj të lindjes dhe sigurisht që nuk ka munguar një surprizë nga ajo, për të gjithë dashamirësit e muzikës së saj.

22 qershori ishte dita më e rëndësishme për Elvana Gjatën, e cila mbajti koncertin e parë recital në stadiumin Air Albania.

Këngëtarja organizoi koncertin “Dekada” që mbledhoi mijëra dashamirës të muzikës së saj në stadium dhe rezultoi një sukses i padiskutueshëm.

Elvana shkriu në skenën gjigante, të ndërtuar në stadium me efekte dhe grafika të veçanta, karrierën e saj 20-vjeçare.

Gjatë dy dekadave në tregun muzikor shqiptar, artistja ka marrë dashamirësinë e mijëra njerëzve që i dëgjojnë dhe këndojnë këngët e saj.

Mc Kresha, Ledri Vula, Capital T, Noizy, Bardhi, Yll Limani, Dhurata Dora,Dj Gimi-O si dhe motra e Elvanës, Migena Gjata, ishin artistët që performuan së bashku me të në skenën gjigante të ngritur në stadiumin Air Albania.

Koncerti i saj u hap nga artistë shumë të dashur për publikun gjithashtu, si Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.

Për të gjithë ata që e kanë humbur këtë koncert madhështor, “Dekada” do të hidhet sot në kanalin zyrtar të artistes në Youtube. Këtë lajm e ka bërë publik vet artistja përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit.

“Sot në orën 18:00, Dekada”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur videos së publikuar në rrjetet sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50453 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE