“Pse e kthejmë në ferr jetën e bujqve?!” Braçe: Mendoni një vajzë vetëm 15 vjeç që çohet në tre të mëngjesit

vovalbania December 22, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
“Skemat për bujqësinë, të padrejta”/ deputeti Erion Braçe: Mbështetja t’i shkojë direkt fermerit

Deputeti Erion Braçe sërish u ka dalë në mbrojtje bujqve gjatë fjalës së tij në foltoren e kuvendit.

“Është politikë e poshtër të krijosh alibi pse mos u japim bujqve atë që u takon, atë që duhet të merrnin se kanë mbjellë tokat në vjeshtë. Kërkova për një mbështetje, janë përjashtuar për të paguar edhe 1500 familje blegtorale, 1 miliardë plus për vitin e ardhshëm e kërkova por, sa morën 0, sa do të marrin? Vetëm 200 mln një të 50 e asaj që po shpërndajnë. Ka ndonjë ekspert këtu në sallë të më thotë se si argumentohet kjo? Kjo është padrejtësi, 3.7 mld japim ne, 7283 lekë për hektarë më pak se sa gjysma e një thesi me pleh, kam një pyetje të sinqertë, çfarë na kanë bërë këta njerëz? Na kanë bërë deputet, një jetë shumë më të mirë se sa të tyren. Ata janë njerëz pa jetë. Jeta e tyre është puna, nuk flas për lopët, por për njerëz. Mendoni një vajzë vetëm 15 vjeç që çohet në 3 të mëngjesit që hyn në stallë, mjel lopën, e pastron, bën gati ushqimin për të e ushqen, bën punë të tjera në funksion të lopës, e bën gati për mjeljen e lopës, e bën gati e ushqen dhe më pas bie gati të flerë, e bën për gati 20 vite më pas, bëhet 35, 60 vjeç, nuk ka pasur jetë. E njëjta situatë është edhe për një djalë, ata punojmë ne ushqehemi, ne nuk duam këtë jetë për fëmijët tanë. Pse, duam thjesht ushqimin dhe ata që prodhojnë, ne nuk duam jetën e tyre, por pse i nënvlerësojmë, pse e kthejmë në ferr punën dhe jetën e vajzave që jetojnë në bujqësi. Dëgjova me shumë vëmendje që më vjen mirë që pati njerëz që menduan për vreshtarinë. Por kur flitet për mirëqenien e pafundme që ne çojmë tek bujqit, është për të vënë duart në kokë, bujqësia janë këta njerëz që me shpirt e me zemër që prodhojnë ushqim”, tha Braçe.

Deputeti i PS, Erion Braçe ka konsideruar të panevojshëm shumën e buxhetit të caktuar për bujqit dhe fermerët. Ai tha se ndihma e dhënë ndaj tyre nuk ishte e mjaftueshme në krahasim me atë që ata bëjnë për të prodhuar ushqim për gjithë vendin.

“Kjo është padrejtësi. 508 mijë hektarë është sipërfaqja si e kultivuar gjatë vitit 2021. 3.7 miliardë lekë japim ne në total, më pak sesa gjysma e një thesi me pleh. Çfarë na kanë bërtë këta njerëz? Na kanë bërë deputetë, na kanë dhënë një jetë shumë herë më të mirë se ajo e tyrja. Ata atje janë njerëz pa jetë, jeta e tyre është puna. Një vajzë vetëm 15 vjeç që çohet në 3 të mëngjesit hyn në një stallë, mjel lopën, mbledh qumështin dhe e dorëzon. E ushqen më pas lopën, bën punë të tjera në funksion të lopës etj me rradhë. Vetëm pas kësaj bie të flejë, bëhet 35 vjeç, bëhet 60 vjeç dhe nuk ka pasur jetë. Ata punojnë ne ushqehemi. Ne nuk e duam jetën e tyre, as për vete as për fëmijët tanë. Po të na pyesësh nuk e duam këtë, por vetëm ushqimin që ata prodhojnë. Pse e nënvlersojmë? Pse e kthejmë në ferr punën e këtyre djemve dhe vajzave që punojnë në bujqësi. Ndaj ikin se nuk kanë njerëz këtu që t’i lehtësojnë, t’i duan. Dëgjova dje të prezantohej projektligji për vreshtarinë dhe është gjë e mirë, por kur flitet këtu për mirëqenien në bujqësi është për të vënë duart në kokë. Bujqësia janë këta njerëz që prodhojnë ushqim për këtë vend dhe që meritojnë të trajtohen më mirë për atë që bëjnë”-tha deputeti socialist.

Braçe tha se kishte kërkuar për fermerët vetëm 1/150 e shumës prej 152 miliardë lekësh që do të përdoret nga buxheti i shtetit këtë muaj, por as ajo nuk është caktuar, Më tej ai shtoi se po keqmenaxhoheshin paratë e përcaktuara për t’u shpenzuar.

“Këtë muaj duhet të harxhojmë 152 miliardë lekë. Kur diskutuam buxhetin e vitit që shkoi në analizën e bërë, kërkova 1 miliardë lekë plus për mbështetjen e bujqve, një miliardë këtë vit dhe një miliardë për vitin e ardhshëm. Pra kërkova 1/30 për bujqit dhe blegtorët. Nga ato që do shpenzohen këtë muaj, kërkova 1/1500-tën. 30 mijë e kanë marrë deri tani naftën falas ndërsa 50 mijë të tjerë ende jo. Deri në nëntor janë shpenzuar 665.6 miliardë lekë ndërkohë që deri në nëntor kemi shpenzuar 512 miliardë lekë. Shifrat duket sikur janë çmendur. Kemi ardhur deri në nëntor me suficit 9.5 miliardë lekë.”- shtoi Braçe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE