Mitsotakis nga Himara: Do përmbush të drejtat e pronësisë dhe të gjitha të drejtat e minoritetit

vovalbania December 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mitsotakis nga Himara: Do përmbush të drejtat e pronësisë dhe të gjitha të drejtat e minoritetit

Nga Himara, kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis ka shprehur mbështetjen ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe ka premtuar përmbushje të të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë.

Duke mos e fshehur entuziazmin për pritjen, ai u betua gjithashtu se do të përmbushë të drejtën e mësimit të gjuhës greke të fëmijëve të minoritetet dhe të drejtat e pronësisë.

“Sot është një ditë e rrallë për mbarë kombin grek. Mbaj mend shumë të gjallë kujtimin e takim e Mitsotakis në ’91. Dhe jam i nderuar që jam i pari kryeministër që kam vizituar Shqipërinë. Me mua Himara do të ketë jo vetëm një përfaqësues. Unë isha, jam dhe do të mbetem mbështetës ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë. Por duke përmbushur të drejtat tuaja, që rrjedhin nga minoriteti. Qeveria greke do të jetë pranë jush në përmbushje të të drejtave të kombësisë, mësimit në gjuhën greke të fëmijëve tuaj dhe të drejtat tuaja pronësore. Betohem se do t’i mbroj të gjitha të drejtat tuaja”.

Një ditë të madhe për Himarën e ka konsideruar kreu i OMONIA-s Fredi Beleri vizitën e kryeministrit grek Mitsotakis.

“Kjo është një ditë e madhe për Himarën, kanë ardhur të moshuar për t’ju pritur, të rinj e të reja. Dhe nëpërmjet kamerave duke ju ndjekur qytetarët tanë kudo që kanë emigruar. Këtu janë edhe shqiptarët të cilët tregojnë se jemi mbështetës ndaj nesh. Jemi mirënjohës që ju mbështesni rrugëtimin europian të Shqipërisë. Por do të donim më shumë vëmendje për ne të cilët kanë 60 vite na mohohen. Kjo është ditë historie, duhet të falënderojmë të gjithë qeveritë greke. Historinë e shkruajnë atë që janë të pranishëm dhe ju si Mitsotaki i parë, jeni këtu prezent pas 32 vitesh. Ky vend quhet Spille, duke dëshmuar se prejardhja jonë është greke në shekuj. Na ndihmoni, për të drejtat tona”.

Kreu i qeverisë greke është pritur nga komuniteti minoritar grek në Himarë, nga Vangjel Dule dhe kreu i “Omonia”, Fredi Beleri, ndërkohë që shoqërohej ish-kampioni i peshëngritjes Piro Dhima.

Kreu i qeverisë greke është pritur me entuziazëm nga banorët e Himarës me veshje tradicionale të Epirit të Veriut, muzikë tradicionale dhe flamuj grekë. Gjatë fjalimit të tij, u dëgjuan thirrjet e banorëve: “Greqi, Greqi na mbulo dhe ne!”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49409 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE