Shqipëria ‘vendnumëro’ në FIFA, Brazili lë pas Argjentinën kampione bote! Kosova e 107

vovalbania December 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria ‘vendnumëro’ në FIFA, Brazili lë pas Argjentinën kampione bote! Kosova e 107

FIFA ka publikuar renditjen për kombëtaret pas Botërorit të Katarit. Edhe pse Argjentina është kampione bote në fuqi, në bazë të pikëve në vendin e parë vijon të jetë Brazili. Vendi i dytë për Argjentinën, teksa më pas vijnë Franca, Belgjika, Anglia, Holanda dhe Kroacia. Italia në vendin e tetë, me të kaltrit e Mancinit që humbasin dy pozicione nga qëndrimi jashtë Botërorit. Hap i madh për Marokun që nga vendi i 22 kalon në atë të 11.

Shqipëria qëndron në vendin e 66, me kuqezinjtë që kanë 1353.03 pikë në klasifikim dhe nuk kanë bërë asnjë hap më sipër edhe pas 4 miqësoreve të zhvilluara në tetor-nëntor 2022. Nga ana tjetër, Kosova mban vendin e 107 në botë, teksa ka përmirësuar rekordin e mëparshëm me dy pozicione. Renditja më e mirë e Dardanëve ka qenë në vendin e 109.

Renditja e FIFA, përditësimi i ri në 6 prill 2023:

1. Brazil
2. Argjentinë
3. Francë
4. Belgjikë
5. Angli
6. Holandë
7. Kroaci
8. Itali
9. Portugali
10. Spanjë
11. Marok
12. Zvicër
13. Shtetet e Bashkuara
14. Gjermani
15. Meksikë
16. Uruguai
17 Kolumbi
18. Danimarkë
19. Senegal
20. Japoni

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE