Terror në Paris/ Sulm me thikë dhe çekiç pranë kullës Eiffel

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Terror në Paris/ Sulm me thikë dhe çekiç pranë kullës Eiffel

Një sulm me thikë dhe çekiç në Paris pranë kullës Eiffel ka shkaktuar 1 viktimë dhe 2 persona të tjerë të plagosur.

Siç raportojnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në qendër të Parisit në Bir Hakeim dhe në pranga është vënë një person, shtetas francez i njohur më parë për shërbimet e inteligjencës.

Viktima është një burrë, turist gjerman i lindur në Filipine, ndërsa dy të tjerë pësuan lëndime jashtë rrezikut për jetën. Një nga oficerët e policisë që u përgjigj në vendngjarje përdori një taser për të neutralizuar sulmuesin.

I dyshuari kishte bërtitur “Allahu Akbar” para se të kryente sulmin ndërsa i tha policisë se ishte i mërzitur me situatën në Gaza dhe se shumë myslimanë po vdisnin në Afganistan dhe në Palestinë.

Autori nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi rezulton i dënuar me katër vjet burg në vitin 2016 për planifikimin e një sulmi tjetër dhe ishte në listën e vëzhgimit të shërbimeve franceze të sigurisë, si dhe njihej gjithashtu për çrregullime psikiatrike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE