Seanca për PD-në në Apel, Bardhi depoziton kërkesë për përjashtimin e gjyqtares së çështjes

vovalbania December 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Seanca për PD-në në Apel, Bardhi depoziton kërkesë për përjashtimin e gjyqtares së çështjes

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka depozituar një kërkesë për përjashtim të gjyqtares Irida Kacerja.

Sipas avokatit, Rezart Kupthi, nga ana e kërkuesve është vlerësuar si paragjykim fakti që seancën e kaluar gjykata kërkoi saktësim të aktit të përfaqësimit.

Pasi u tërhoq në dhomë këshillimi, gjykata vendosi të shtyjë seancën në 17 janar 2023, ora 09:00.

Kujtojmë se seanca për PD-në në Apel u shty edhe dy ditë më parë pasi avokati Rezart Kupthi kërkonte të njihej me aktet e dosjes, për të verifikuar nëse provat e paraqitura në shkallën e parë janë bërë pjesë e fashikullit gjyqësor.

Gjykata më pas i dha avokatit tre ditë kohë për t’u njohur me dosjen.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE