Lirohet nga detyra kreu i SHISH, Rama: Do të jetë këshilltar për reformën në institucionet e sigurisë

vovalbania December 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lirohet nga detyra kreu i SHISH, Rama: Do të jetë këshilltar për reformën në institucionet e sigurisë

Helidon Bendo, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), është shkarkuar nga detyra. Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin e zotit Bendo nga detyra.

Kryeministri Edi Rama tha se Bendo kishte dhënë dorëheqjen për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara. “Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, tha Rama në një postim në Facebook.

Helidon Bendo ka mbajtur detyrën e zv/Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror prej gati 18 muajsh deri në momentin që kryeministri Rama e ka propozuar për të qenë në krye të shërbimit duke zëvendësuar Visho Ajazin, të cilit i kishte përfunduar mandati në gusht të këtij viti. Presidenti i asaj kohe, Bujari Nishani, dekretoi emërimin e Helidon Bendos si numri dy i SHISH pa krijuar polemika duke dhënë të kuptohet se ishte një figurë e pranuar nga të gjithë.

Para prillit të vitit 2016, Helidon Bendo, ka ushtruar prej 7 vitesh detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror të SHISH. Prej 21 vitesh në SHISH, Helidon Bendo, ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ. Bendo ka lindur në qytetin e Korçës në 12 maj 1971.

Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe ka bërë gjithashtu një master për sigurinë në Georgetown University në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Bendo ka qenë gjithashtu emigrant në Greqi për një periudhë të shkurtër gjatë viteve 1991, 1992 dhe 1993. Helidon Bendo rezulton të ketë kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE