Cikloni i akullit në SHBA/ 4 të vdekur vetëm në përplasjen zinxhir në autostradën në Ohio!

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cikloni i akullit në SHBA/ 4 të vdekur vetëm në përplasjen zinxhir në autostradën në Ohio!

Katër njerëz u konfirmuan sot fatkeqësisht të vdekur në një përplasje zinxhir të rreth 40 automjeteve në Ohio, teksa cikoni vrasës që ka përfshirë jugperëndimin e SHBA besohet se ka marrë rreth 15 jetë dhe ka lënë miliona pa energji elektrike.

Përplasja vrasëse ndodhi në kushtet e zbardhura nga dëbora e stuhisë së papritur, në autostradën Ohio Turnpike në Erie County, thanë autoritetet rrugore.

Në pamjet e shpërndara shihet linja e gjatë e makinave të përplasura pas njëra-tjetrës.

Guvernatori i Ohio, Mike DeWine ofronte ngushëllime për viktimat dhe u kërkonte njerëzve të siguroheshin ne shtëpi, deri në ndalimin e stuhisë.

Numri i viktimave të ciklonit ka arritur në 15 dhe miliona njerëz janë lajmëruar të mos lëvizin për festat e Krishtlindjes, teksa temperaturat në disa vende arrijnë në -30 gradë.

Më shumë se 2 milionë njerëz raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa kompanitë e dërgesave FedEx e UPS thanë se “prej stuhisë” nuk do të dërgohen në kohë shumë pako Krishtlindjesh.

Përveç dëborës, më në veri si Boston, Massachusetts raportoheshin përmbytje dhe batica të larta që detyronin autoritetet të përsërisnin paralajmërimet ndaj qytetarëve për të qëndruar në shtëpi.

Ato shtonin se “prej stuhisë” janë anulluar më shumë se 5000 fluturime në SHBA, me aeroportet më të prekura si Seattle-Tacoma, LaGuardia në New York dhe Chicago O’Hare, shkruan rrjeti CNN .

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE