Gazetari i njohur hyn në BB VIP, por Vëllai i Madh i bën surprizën e pakëndshme që në fillim

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gazetari i njohur hyn në BB VIP, por Vëllai i Madh i bën surprizën e pakëndshme që në fillim

‘Më pelqejnë vajzat gangstere dhe  nuk jetoj dot pa komplimente’, këto janë dy nga shumë gjërat që karakterizojnë banorin më të ri të   BB VIP, gazetarin e showbizz-it Ronalado Sharka.

Ronaldo e ka pritur  prej kohësh dhe e ka kërkuar me ngulm pjesëmarrjen në Big Brother dhe më në fund sot ëndrra e tij u bë realitet.

Një personazh që premton se do të jetë ngacmues. Ronaldo mori sfidën e tij të parë nga vëllai i madh. Ndryshe nga banorët e tjerë ai nuk u fut në dhomën ku po rrinë të tjerët, por është ‘mbyllur’ në një rulot. Ai do të qëndrojë aty deri në një moment të dytë, kur vëllai i madh të thojë të kundërtën.

“ E kam pritur gjithë jetën këtë eksperiencë. Besoj do jem ndër të paktët që nuk jam interesuar se kush do jetë në shtëpi, sepse me këtë eksperiencë dua të nis shumë gjëra nga e para në jetën time. “, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE