Mesha e Krishtlindjes, Papa Françesku: Mendoj për fëmijët “e gllabëruar” nga luftërat!

vovalbania December 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mesha e Krishtlindjes, Papa Françesku: Mendoj për fëmijët “e gllabëruar” nga luftërat!

Në këtë Krishtlindje, Papa Françesku mendon për fëmijët, veçanërisht ata që jetojnë në vende ku ka luftë. Në meshën e mesnatës, para 7 mijë besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit ku gjithashtu u vendosën ekrane gjigantë, Ati i Shenjtë tha:

Edhe këtë Krishtlindje, një njerëzim i pangopur nga paratë, fuqia dhe kënaqësia nuk lë radhë, ashtu siç ka qenë për Jezusin, për të vegjlit, për kaq shumë fëmijë të palindur, të varfër, të harruar. Mbi të gjitha, unë mendoj për fëmijët e “gllabëruar” nga luftërat, si edhe nga varfëria e padrejtësia. Por, Jezusi vjen pikërisht atje, një foshnjë në grazhdin e mbeturinave e të refuzimit.

Papa Françesku, i cili lëvizte i ulur në një karrocë me rrota, apeloi “të rizbulojmë kuptimin e Krishtlindjes”.

Pas dy mijëvjeçarësh nga lindja e Jezusit, pas shumë Krishtlindjeve të festuara mes dekorimeve e dhuratave, pas kaq shumë konsumi që ka mbuluar misterin që festojmë, ekziston rreziku: dimë shumë gjëra për Krishtlindjen, por i harrojmë kuptimin.

Bergoglio nxit besimtarët të shohin një element thelbësor të djepit, të cilin e gjejmë tre herë në Ungjij, grazhdin.

Eshtë shenja jo e rastësishme, me të cilën Krishti hyn në skenën e botës. Eshtë manifesti me të cilin prezantohet, mënyra në të cilën Zoti ka lindur në histori, për të bërë që historia të rilindë.

Grazhdi i varfër nxjerr në pah pasuritë e vërteta të jetës: jo paratë dhe pushtetin, por marrëdhëniet e njerëzit. Dhe personi i parë, pasuria e parë është Jezusi.

Meshën e Krishtlindjes, kreu i Kishës Katolike e shfrytëzoi për t’iu drejtuar me një pyetje besimtarëve të pranishëm në Bazilikën e Vatikanit:

Por a duam të jemi në krah të Tij? A i afrohemi, a e duam varfërinë e Tij? Apo preferojmë të qëndrojmë rehat në interesat tona? Përgjigja është thelbësore sepse ne jemi thirrur të jemi një Kishë që adhuron Jezusin e varfër dhe i shërben Jezusit te të varfërit.

Më pas, Papa Françesku citoi Imzot Romeron:

Kisha mbështet e bekon përpjekjet për të transformuar strukturat e padrejtësisë dhe vendos vetëm një kusht: që transformimet shoqërore, ekonomike e politike të teprojnë në përfitim të vërtetë për të varfërit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE