Lufta në Ukrainë, sulmet ruse nuk ndalen as për Krishtlindje!

vovalbania December 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, sulmet ruse nuk ndalen as për Krishtlindje!

Sot është dita e 305-të e luftës në Ukrainë dhe sulmet ruse nuk ndalen as për Krishtlindje. Sirenat e alarmit ajror ranë në të gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin Kiev. Në rajonin Kherson ka shkuar në 58 numri i vitimave dhe po kaq i të plagosurve nga bombardimet e një dite më parë në qytetin e çliruar kohët e fundit prej ukrainasve. Presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi Kongresin Amerikan për ndihmën shtesë prej 45 miliardë dollarësh, të ndarë për Ukrainën.

Sipas Forcave të Armatosura të Kievit, “Rusia ka rritur numrin e trupave, armëve e pajisjeve ushtarake që transferohen në vijat e para të vendit përmes hekurudhave”.

Një alarm ajror u dëgjua sot në Ukrainë, siç raporton Ukrainska Pravda. Edhe britanikja The Guardian, shkroi se “sirenat ranë në Kiev e të tjera rajone të Ukrainës”. Bashkia e kryeqytetit ukrainas u kërkoi banorëve të shkojnë në vendstrehime.

Trupat ruse plagosën shtatë civilë në rajonin Donjeck, ndërsa për momentin nuk është e mundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave në Mariupol e Volnovakha.

Një ditë më parë, forcat ukrainase zmbrapsën disa sulme ruse në zona të ndryshme në rajonet Kharkiv, Lugansk e Donjeck. Sipas ushtrisë ukrainase, Moska filloi më shumë se 90 sulme kundër Ukrainës, duke shkaktuar viktima civile dhe goditi infrastrukturën. Në Kherson, tre punonjës të shërbimeve të Emergjencave të Ukrainës humbën jetën kur shpërtheu një minë. Banorëve të rajonit iu bë thirrje të evakuohen, veçanërisht ata që jetojnë në bregun e lumit Dniepër, pasi vijojnë bombardimet e praktikisht nuk ka asnjë mënyrë për të garantuar furnizimin me energji elektrike e ngrohjen.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky uroi Krishtlindjen:

Këtë vit, të gjitha festat kanë shije të hidhur për ukrainasit për shkak të luftës. Por, ne do të festojmë, si gjithmonë. Do të buzëqeshim e do të jemi të lumtur, si gjithmonë. Ka vetëm një ndryshim: nuk do të presim për një mrekulli, ne e krijojmë vetë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49657 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE